Hoxhaj: Me krenari kujtojmë heronjtë e Prishtinës me fshatrat për rreth

Hoxhaj: Me krenari kujtojmë heronjtë e Prishtinës me fshatrat për rreth

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka kujtuar dëshmorët e rajonit të Prishtinës.

Hoxhaj thotë se ideali i dëshmorëve mbetet kauza e secilit për të ecur përpara dhe për një shtet demokratik.

“Sot, me nderim dhe krenari kujtojmë heronjtë e Prishtinës me fshatrat për rreth, të cilët në luftën e Kosovës ranë për t'u bërë dritë e pashuar mbi lirinë tonë. Në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, çdo vit e për çdo ditë, mendjet dhe zemrat tona janë pranë familjarëve të tyre. Ideali i tyre, sikur i të gjithë heronjve të Republikës sonë të re nëpër të gjitha qytetet, mbetet kauza jonë përpara – për një shtet demokratik, të zhvilluar e të lirë”, ka shkruar Hoxhaj.