Tango nën ujë, performanca e koreografez Hafez

Tango nën ujë, performanca e koreografez Hafez

Pikërisht kjo koreografi nën ujë është performuar nga balerina Ariadna Hafez, nën drejtimin e fotografit Bastien Soleil, duke shpalosur kështu se secila skenë është xhiruar pa asnjë ndihmë ajrore nga profesionistë të cilët mbajnë frymën për minuta të gjata.

Hijeshia dhe thjeshtësia që arti i vallëzimit reflekton ka pasuar gjithmonë me një përfundim të bukur, por zhanri i tangos kësaj here ka gjetur gjurmë në fundin e ujit 10 metra të thellë, shkruan BBC.

Lëvizjet, hapat dhe kërcimet në ajër dhe në tokë, padyshim që janë madhështore në formën e tyre, por që ato të performohen nën ujë duke dhënë idenë që balerina së bashku me karrigen e saj po krijon një imazh të një krijese ujore, nëpërmjet së cilës ajo performon një kryevepër të mahnitshme nënujore.

Pikërisht kjo koreografi nën ujë është performuar nga balerina Ariadna Hafez, nën drejtimin e fotografit Bastien Soleil, duke shpalosur kështu se secila skenë është xhiruar pa asnjë ndihmë ajrore nga profesionistë të cilët mbajnë frymën për minuta të gjata.

Po ashtu, për të finalizuar këtë film është dashur që balerina dhe kameramani të zhyten plot 120 herë.