Kadrijaj: Të hiqet ora policore gjatë Ramazanit
BKT
Lajme

Kadrijaj: Të hiqet ora policore gjatë Ramazanit

Deputetja e Kuvendit e AAK-së, Time Kadrijaj, kërkon rishikim të masave sidomos në muajin e Ramazanit.

Deputetja e Kuvendit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka kundërshtuar orën policore si masë e vendosur nga qeveria kundër përhapjes së pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj e ka quajtur të panevojshme orën policore sidomos në muajin kur besimtarët myslimanë agjërojnë Ramazanin.

“Rishikimi i masave të reja nga Qeveria e Kosovës nuk sjell ndonjë dobi në të mirë të qyterarëve siç nuk ka ndryshuar asgjë në dy javët e kaluara. Sidomos e është panevojshme ora policore gjatë natës kur tani jemi në Muajin e Shejtë të Ramazanit dhe qytetarët që agjërojnë kanë nevojë të shërbehen me ushqime që i praktikojnë gjatë këtij muaji. Psh: në syfyr nuk shkon gjithë familja në furrë por një pjesëtar i familjes dhe nuk krijohen masa të mëdha të njerëzve”, ka shkruar Kadrijaj.

Postimi i plotë: 

Rishikimi i masave të reja nga Qeveria e Kosovës nuk sjell ndonjë dobi në të mirë të qyterarëve siç nuk ka ndryshuar asgjë në dy javët e kaluara.

Sidomos e është panevojshme ora policore gjatë natës kur tani jemi në Muajin e Shejtë të Ramazanit dhe qytetarët që agjërojnë kanë nevojë të shërbehen me ushqime që i praktikojnë gjatë këtij muaji.

Psh: në syfyr nuk shkon gjithë familja në furrë por një pjesëtar i familjes dhe nuk krijohen masa të mëdha të njerëzve.

Andaj për respekt të muajit Ramazan, kërkoj nga Qeveria e Kosovës të rishikojnë vendimin për orë policore, ta heqin krejtë ose tê vendosin në vend të orë 5:00 në ora 2:00.

Nëse nuk mund të iu ndihmojmë më shumë atëherë të paktën mos ti pengojmë të paktën gjatë këtij muaji kur e dijmë që shumë qytetarë janë gjobitur me nga 200 euro për një pitalkë ose një byrek që janë shërbyer gjatë orës policore.

 


MË SHUME NGA Lajme