Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të folur për festivalin, Nis Magmus Fest 2021, e ftuar do të jetë, Donika Dugolli, koordinatore e festivalit.

Kurse, kryetari i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti, do të flas për publikimin e hulumtimit rreth ndikimit të pandemisë tek turizmi.

Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Majlinda Kelmendi, artiste dhe profesoreshë në UP.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme