Ministrja Gërvalla pret Ogasawara-n, diskutuan për bashkëpunim ekonomik
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasawara.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika
Gërvalla, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë
në Kosovë, z. Mitsunori Ogasawara.
Fillimisht, ministrja Gërvalla ka falënderuar z. Ogasawara për mbështetjen e
vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës nëpër të gjitha fazat e
shtetndërtimit.
Palët kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, posaçërisht për
nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik. Është biseduar edhe për
menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe çështjen e dialogut Kosovë - Serbi.
Gjithashtu, ministrja Gërvalla e ka njoftuar z. Ogasawara lidhur me prioritetet e
Kosovës në politikën e jashtme.
Nga ana tjetër, z. Ogasawara ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të
ndihmuar Kosovën, me theks të veçantë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit
Evropian.























