Pirlo: Objektivi jonë është Champions League
BKT
Sport

Pirlo: Objektivi jonë është Champions League

Andrea Pirlo ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme që Juventus luan në shtëpi ndaj Parmës. Tekniku i bardhezinjve konfirmon se ekipi i tij vazhdon të ketë si objektiv kryesor kualifikimin në Champions League, pavarësisht krijimit të Superligës Europiane.

Ndërkaq, Pirlo tregon edhe se nesër Buffon, Dybala dhe Ronaldo do të jenë në fushë, transmeton "Vip Sport".

Jeni të shpërqëndruar nga Superliga?

“Jemi të përqëndruar në atë që duhet të bëjmë, e tashmja është kualifikimi në Champions League. Projekti për të cilën po flitet është për të ardhmen, ne mendojmë për të tashmen. Na e tha edhe presidenti këtë mëngjes se ky projekt është për të ardhmen dhe ne jemi të qartë se kush është objektivi ynë, pra kualifikimi në Champions”.

Luan Buffon nesër, si është Ronaldo dhe Dybala? “Do të luajnë Buffon, Ronaldo dhe Dybala besoj pasi ka nevojë për të gjetur vazhdimësinë, të rikthehet në gjendjen e duhur. Ndaj Atalantës ishte një ndeshje e vështirë dhe Dybala bëri një paraqitje të mirë. Nuk luante prej shumë kohësh u përballëm me një kundërshtar të vështirë dhe ai ishte në lartësinë e duhur. Ndeshja e nesërme mund t’i japë vazhdimësi”, u shpreh Pirlo.