20:10 / 20.04.2021
Qindra tifozë të Chelseat dalin në protesta, s`e duan Superligën e Evropës
Në afërsi të stadiumit Stamford Bridge, kanë dalë në protesta qindra tifozë të Chelseat.
Ata kanë shprehur revoltë pasi ekipi londinez nënshkroi kontratën për të marrë pjesë në Superligën e Evropës, transmeton "albeu".
Për momentin nuk është raportuar për ndonjë aksion të dhunshëm dhe protesta po shkon e qetë.























