07:14 / 22.04.2021
Kosovo Clubbing Podcast - Emision i ri ne Radio Kosova
Kosovo Clubbing Podcast me Vegim dhe Flekitza, përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Pasi pandemia pezulloi performancat e tyre, Flekitza dhe Vegimi janë të fokusuar në produksion në studion e tyre dhe në organizimin e plasimeve në label-in e tyre TMM Records.
Projekti “Isolated State” (SH: Shteti i Izoluar) i plasuar në labelin e tyre TMM Records para pandemisë është vetëm një hyrje në projektet e tyre të ardshme.
Në mënyre që të qëndrojne të lidhur me fansat e muzikës techno, Flekitza dhe Vegimi do të transmetojnë miksime çdo të Shtunë në Radio Kosova nga ora 2100.























