Maas në Beograd: Dialogu të vazhdohet që të arrihen rezultate
BKT
Lajme

Maas në Beograd: Dialogu të vazhdohet që të arrihen rezultate

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, në takim me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi sot se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Prishtinën, të cilit do t`i qaset në mënyrë konstruktive në dëshirën për të arritur një zgjidhje kompromisi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, deklaroi sot se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Prishtinën, të cilit do t'i qaset në mënyrë konstruktive në dëshirën për të arritur një zgjidhje kompromisi.

"Serbia është kundër 'konfliktit të ngrirë’, sepse dikush mund ta heq atë.  "Thelbi i përparimit të shqiptarëve dhe serbëve është paqja," tha Vučić, në një fjalim të përbashkët për gazetarët me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Ai tha se ishte e rëndësishme për Serbinë të përmbushë marrëveshjen e arritur deri më tani, kryesisht Marrëveshjen e Brukselit dhe formimin e Asocacionit të Komunave Serbe.

Duke folur për rajonin, Vučić theksoi se Serbia do të "luajë një rol absolutisht konstruktiv", duke theksuar se nuk është e interesuar në territoret e të tjerëve, por në bashkëpunim.

Siç deklaroi ai, tema e bisedës ishte gjithashtu sundimi i ligjit dhe ai është i bindur se Serbia do të ketë "rezultate gjithnjë e më të mira" në atë fushë.

Duke kujtuar se Gjermania e njohu Kosovën si të pavarur, ai tha se vendi ishte "fort i interesuar" për të vazhduar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nën kujdesin e Bashkimit Europian, shkruan Danas.

Vučić gjithashtu theksoi se Gjermania është "partneri më i afërt ekonomik" i Serbisë, si dhe se 70,000 njerëz tani punojnë në ndërmarrjet gjermane në Serbi.

Ndërsa, kryediplomati  gjerman Heiko Maas deklaroi sot në Beograd se tash është koha e duhur për të arritur rezultate në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić, Maas tha se "është e rëndësishme që dialogu të mos zhvillohet për hir të dialogut, por që të arrihen rezultate".

"Qeveritë me një shumicë të qëndrueshme parlamentare janë formuar në të dy vendet dhe tash është koha e duhur për të vazhduar dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe për të arritur rezultate. Gjermania ka besim të plotë në BE dhe përfaqësuesin e saj për dialog Miroslav Lajcak," tha Maas.

 

Ai deklaroi se Gjermania është e vetëdijshme që dialogu mbi normalizimin e marrëdhënieve "nuk është një proces i lehtë", por që do të çonte në përfitime ekonomike.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se dialogu duhet të fillojë nga fillimi, Maas tha se procesi nuk duhet të rivendoset, por gjithçka që ishte objekt i negociatave në të kaluarën duhet të përdoret për të arritur rezultate.

"Sigurisht, të dy vendet do të marrin parasysh atë që është rënë dakord dhe arritur deri tash, dhe të dy vendet do të zhvillojnë qëndrimet dhe pozicionet e tyre," tha kreu i diplomacisë gjermane. /rtklive/


MË SHUME NGA Lajme