Derbi i Drenicës mbyllet pa fitues
BKT
Sport

Derbi i Drenicës mbyllet pa fitues

Një gol i shënuar në minutën e parë të ndeshjes në takimin Drenica - Feronikeli dhe pastaj një heshtje e e gjatë deri në fund të ndeshjes kur është realizuar edhe një gol tjetër.

Ndeshja derbi e Drenicës midis nikoqirit me të njëjtin emër dhe Feronikelit ka mbaruar baraz 1-1. Golin për Feronikelin në minutën e parë e ka shënuar Simonovski.                                      Drenica nuk u dorëzua dhe vazhduan të provonin e të shënonin në çfarë do menyre të mundshme. Kjo dha rezultat, pasi që në min (90+5′) ata arritën të shënojnë e të barazojnë shifrat në “Bajram Aliu”. Ishte futbollisti i Drenicës, Kreshnik Uka i cili u bë protagonist i takimit në fundin e ndeshjes.                                                                                                                                          Pas kësaj ndeshje Feronikeli ngjitet në vendin e pestë, derisa Drenica është në vendin e tetë.