20:17 / 24.04.2021
PSG merr kreun në Francë
PSG ka fituar ndaj Metz duke kauar në vendin e parë në tabelë me 72 pikë, dy më shumë se Lille i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kampioni aktual ka fituar me rezultat 3-1.
Goli i vetëm në pjesën e parë erdhi në minutën e tretë dhe ishte Kylian Mbappe, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Ander Herrera.
Me të filluar pjesa e dytë, Centonze barazoi shifrat në minutën e 46-të të ndeshjes.
Nuk vonoi shumë dhe Mbappe riktheu epërsinë e parisienëve në minutën e 59-të, para se Icardi të shënonte golin e tretë një minutë para fundit.























