20:57 / 24.04.2021
Watford ngjitet në Premier League
Watford matematikisht ngjitet në Premier Ligë për sezonin tjetër.
Fitorja 1-0 ndaj Millwall, i siguroi edhe matematikisht ngjitjen në Premier Ligë. Pas 44 javëve, Watfordi ka grumbulluar 88 pikë, duke zhvilluar një sezon shumë të mirë, transmeton Panorama.
Deri tani zyrtarisht nga Premier Liga, ka rënë vetëm Sheffield United dhe tashmë Watfordi duhet të presë, për të mësuar, se cilës skuadre do i marrë vendin. Përveç Norwich City dhe Watfordit, në Premier Ligë nga Championship, do të ngjitet edhe një skuadër tjetër, përmes “Play Off”-it.























