17:14 / 25.04.2021
Ballkani fiton minimalisht por rrëmben kreun e tabelës
Ballkani është tani lider i Superligës me 64 pikë, aq sa ka Drita në vendin e dytë, me Prishtinën që renditet e treta me 63 pikë.
Ballkani ka arritur të fitojë në shtëpi me rezultat 1-0 ndaj Gjilanit.
Golin e vetëm e ka realizuar Mevlan Zeka në minutën e 71-të.























