23:11 / 25.04.2021
Interi afër titullit të 19-të
Interi është afruar shumë titullit të 19-të të Serie A. Zikaltërit kanë mposhtur Veronën me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 33-të të kampionatit italian.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Darmian në minutën e 76-të të ndeshjes, transmeton Indeksonline.
Interi është në vendin e parë në tabelë me 79 pikë, derisa Milani dhe Juventusi kanë nga 66 pikë.























