Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje të drejtpërdrejt, dirigjenti, Memli Kelmendi, do të flas për koncertin nga kori i filarmonisë së Kosovës.

Ndërsa Dafina Muçaj, zyrtare për shëndetësi në UNICEF, flet për javën e imunizimit, vepro-vaksinoje fëmijën tënd.

Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, në lidhje të drejtpërdrejt, rrëfimi për babanë e zhdukur, flet, Zana Bytyqi, familjare e të zhdukurit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme