Boris Johnson fillimisht ishte pro Superligës!
BKT
Sport

Boris Johnson fillimisht ishte pro Superligës!

Kryeministri britanik, Boris Johnson ishte pro Superligës Evropiane

Sipas “The Guardian”, kryeministri në fakt ishte dakorduar për Superligën në parim me Ed Woodward, ish-Shefin ekzekutiv të Manchester United.

Superliga u anulua pas 72 orësh për arsye të ndryshme, nga reagimet e tifozëve dhe të njerëzve të tjerë.

Një nga ta ishte edhe Boris Johnson, i cili ishte deklaruar se ishte kundër themelimit të një “karteli” i cili do ti merrte të gjitha financat dhe do të bëhej monopol në sportin e futbollit.

Por, sipas “The Guardian”, realiteti ishte ndryshe, në fakt kryeministri britanik ishte në koordinim me Ed Woodward.

Sidoqoftë, më vonë u zbulua se Ed Woodward, ish-Shefi ekzekutiv i Manchester United, ishte ftuar për një takim me kryetarin e kabinetit të kryeministrit, Dan Rosenfield, rreth 10 ditë para njoftimit të Superligës dhe foli shkurtimisht me Johnsonin.

Sipas artikullit, Johnson ishte pajtuar me Ed Woodward në një takim për parimin e Superligës, por më vonë doli publikisht kundër saj.

Jo Stevens mendon se Johnson duhet të sqarojë situatën dhe të kërkojë falje nëse ka gënjyer.

“Përsëri, integriteti dhe ndershmëria e Johnson janë në pikëpyetje. Publiku ka të drejtë të dijë se çfarë u premtua saktësisht Manchester Unitedit nga zyrtarët dhe kryeministri”, tha ajo.

“Nëse Johnson i dha Superligës Evropiane mbështetjen e tij dhe pastaj e ktheu publikisht planin, atëherë britanikët meritojnë një shpjegim dhe falje të plotë, të qartë dhe të menjëhershme”, përfundoi Jo Stevens.