21:31 / 26.04.2021
Sherri në Kupën e Italisë, jepet dënimi për Lukakun dhe Ibren
Është mbyllur ditën e sotme historia e sherrit mes Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukaku, në Kupën e Italisë, më 26 janar.
Pas hetimeve të hapura nga organet disiplinore në Federatën Italiane, ditën e sotme është dhënë edhe vendimi përfundimtar.
Pas përfundimit të hetimeve, dy sulmuesit ia kanë hedhur paq, teksa suedezi dënohet me gjobë 4 mijë euro, ndërsa Lukaku me gjobë 3 mijë euro.
Gjithashtu me gjobë janë dënuar edhe dy klubet, ku Milani duhet të paguajë 2 mijë euro, ndërsa Interi me 1 mijë e 250 euro.























