21:24 / 27.04.2021
Pulisic vallëzon në mbrojtjen e Realit, Chelsean kalon në epërsi
Amerikani shënoi një gol të bukur për t’i kaluar londinezët në epërsi.
Skuadra angleze Chelsea ka kaluar në epërsi prej 1:0 kundër Real Madridit, përmes golit të amerikanit Christian Pulisic në minutën e 14’.
Pas një asistimi të bukur nga mbrojtësi Rudiger, Pulisic pas disa lëvizjeve të bukura në mbrojtjen e “Galaktikëve” ka kaluar Chelsean në epërsi minimale, por gol i vlefshëm pasi londinezët janë mysafirë.























