RTK dhe BNT do të shohin mundësin për bashkëpunim të shtuar në mes veti
BKT
Lajme

RTK dhe BNT do të shohin mundësin për bashkëpunim të shtuar në mes veti

I Ngarkuari më Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje (ARKSS) Ambasador Delfin Pllana dhe diplomati Bujar Deskaj, janë pritur në një takim nga Emil Koshlukov- Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Kombëtar të Bullgarisë (BNT).

Gjatë këtij takimi Ambasadori Pllana duke vu theksin tek marrëveshja e nënshkruar në mes dy televizioneve publike vite më parë (BNT-RTK), ka vlerësuar së rruga formale e bashkëpunimit është e hapur dhe  dy televizionet duhet parë mundësitë të fillojnë shkëmbimin apo bashkëprodhimin e emisioneve që janë më interes për dy shoqëritë tona.

Kjo ide është mirëpritur nga Drejtori i BNT-së Koshlukov, i cili ka thënë se në varësi të situatës pandemike, është i hapur që në momentin e parë që do të krijohen mundësitë  së bashku me menaxhmentin e RTK-së të listojnë gjërat që mund të realizojnë dy transmetuesit publik.


MË SHUME NGA Lajme