Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë rapid teste për COVID-19
BKT
Lajme

Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë rapid teste për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve.

Në këtë takim, ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vaksinave.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën pesë persona ndërsa janë konfirmuar 327 raste të reja. 


MË SHUME NGA Lajme