Juve planifikon rikthimin e Allegrit
BKT
Sport

Juve planifikon rikthimin e Allegrit

Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Juventusit sezonin e ardhshëm, edhe nëse do të sigurojë një vend në zonën e Ligës së Kampionëve.

Ashtu si një sezon më parë, kur u njoftua se Sarri do të qëndronte, por më pas u detyrua që të largohej.

E ardhmja fillimisht do të luhet në Udine për Pirlon, teksa vendin e tij në sfidat e fundit mund ta mbajë Tudor për t’ia lënë më pas Massimiliano Allegrit.

Te bardhezinjtë ka ardhur momenti që të fitohet sërish. Ky është motivi që drejtuesit të mendojnë rikthimin e tij.

Max është ndalur prej dy vjetësh, që nga momenti që i dha lamtumirën skuadrës torineze me një konferencë për shtyp së bashku me Andrea Agnellin.