08:54 / 29.04.2021
Europa League, dy gjysmëfinale zhvillohen sonte
Sonte zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të UEFA Europa League.
Manchester United e pret në ‘Old Trafford’ skuadrën italiane, AS Roma në gjysmëfinalen e parë, transmeton IndeksOnline.
Ndeshja tjetër luhet në Spanjë, ku Villarreal pret ekipin tjetër nga Anglia, Arsenal FC.
Mëkati i vetëm në këto dy ndeshje është se kanë të njëjtin orar. Të dy takimet fillojnë nga ora 21:00























