Strategjia e shërbimit sekret serb për ta shkatërruar strukturën e UÇK- së

Strategjia e shërbimit sekret serb për ta shkatërruar strukturën e UÇK- së

Shkruan Faton B.Mehmetaj

Në këto kohëra për një periudhë 10 vjeqare u morën, u malltretuan dhe kaluan nëpër duart e policisë serbe mbi 500 mijë shqiptar krejtësisht të pafajshëm.

Nga viti 1989-1990, Aradha e Bashkuar e Policisë së SPB-së i kishte vrarë mbi 60 protestues shqiptarë që kishin marrë pjesë në protesta për të drejtat e tyre kushtetuese. Pos këtyre Beogradi akuzoi politikanët e vendosur shqiptarë, policinë e Kosovës për inicimin dhe përkrahjen e shqiptarëve nacionalistë të cilët po punojnë për ta pavarsuar Kosovën nga Serbia. Fatkeqësisht në këto periudha 1990-1998 kishte mjaft shqiptar që punonin për Millosheviqin dhe qeverinë e tij. I përmenda disa shembuj nga e kaluara e afërt për të treguar se pothuajse të njëjtat gjëra po përseriten sot, nga të njëjtit njerëz por tash te kamufluar në struktura të ndryshme politike, në rrjetin e UNMIK-ut, si biznismen, dhe nomenklaturave tjera ku Serbia ka ndikim, ajo, arriti që përmes këtyre formave dhe projekteve ta ruaj ndikimin serb në Kosovë. Për një kohë të shkurtër shërbimet sekrete serbe të kordinuara edhe menjësitë e tyre që i kishin lënë në Kosovë, filluan ta marrin kontrollin e plotë tek nëntoka e Kosovës, bota e krimit e veprimtari tjera të krimit të organizuar politik dhe ekonomik që edhe sot e gjithmonë është kontrolluar nga shërbimet sekrete serb. Shërbimet sekrete serbe dhe njesitë e tyre në Kosovë, e kanë arritur edhe një qëllim tjetër, ripushtimin, e pjesës veripërendimore të vendit, në të cilën e vendosën edhe administratën paralele e cila si e tillë funksionon edhe sot e kësaj dite. Pas ripushtimit të kësaj pjese shërbimet sekrete serbe gjithmonë në kordinim më strukturat e tyre që veprojnë në Kosovë e kanë filluar ofenziven e dytë të ripushtimit të Kosovës edhe në disa pjesë tjera, fillimisht përmes asosacionit të komunave e ngjajshem. Enklavat me shumicë serbe po rikonsolidohen në pjesë të ndryshme të Kosovës për projektin e ri të okupimit të pjesëve tjera për ti avansuar nga andministrata e Kosovës. Kjo është e mundëshme sepse ndërkombëtarët haptazi po i mbeshtesin planet serbe për ta dëmtuar procesin e zhvillimit të shtetit të Kosovës. Ky ndikim kaq i madh i shërbimeve serbe por edhe i qeverisë së Serbisë në Kosovë e ka rrezikuar qe 20 vite rresht funksionimin e rendit kushtetues në Kosovë. Shpesh her u vranë minoritarët serb nga anëtarët e organizatave të fshehta serbe, me qëllim që keto veprime t’ua lënë shqiptarëve, për të mbrri efekte politike në instancat ndërkombëtare, për ti paraqitur shqiptarët e Kosovës por edhe institucionet e saj si të pa afta për ta udhëhequr shtetin. Fatkeqësisht në gjithë këtë katrahurë që po ndodhë me vendin tonë, më e keqja e kësaj pune është se po mungojnë edhe deklaratat e ekspertëve të klasës politike kosovare për ti denoncuar këto veprime që janë tepër të dëmshme për Kosovën. Nuk janë të pakt as përsonat kosovar qe i marrin dy paga, një nga Serbia e tjetrën nga buxheti i Kosovës, por edhe që kanë marrë shtetësinë dhe dokumentacionet e Serbisë. Faktikisht kjo është e drejt e tyre, por është edhe solidarizim me qeverinë e Serbisë. Nga këta njerëz mjaft prej tyre kanë pozita në institucionet e Kosovës. Sipas disa statistikave tashmë të bëra publike, mbi 43 mijë shqiptarë kanë punuar për shërbimet sekrete serbe. Kjo klasë e shoqërisë në bashkpunim edhe më shërbimet sekrete serbe dhe klasën politike të Serbisë në të gjitha poceset e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë bënë trysni tek bashkësia ndërkombëtare në dëm të Kosovës duke i dështuar e zvarritur këto procese deri në ditët e sotme. Kjo do të thot se spiunazhi serb është i infiltruar thellë në aparaturën e shtetit të Kosovës, e nëse nuk vëhët nënë kontroll paraqet rrezik të madh, dhe sa më shumë të zvarritet ky problem, aq më vështirë riparohet. Sikurse në vitin 1981, 1990, 1999 e edhe sot, shërbimet sekrete i kanë goditur dhe i godasin strukturat kundërshtare të tyre që janë klasa e veprimtarëve politik, të burgosurit politik, luftëtaret, deputetët e ndërgjegjëshëm, strukturat e sigurisë, por edhe popullin që i përkrahin këto struktura. Projekti i shërbimeve sekrete serbe për ti kundërshtuar këto shtresa nuk ishte i kotë por mirë i organizuar, gradualisht i ka mbrri efektet e veta. Akuzat, shpifjet, gënjeshtrat dikur nuk kishin ndonjë peshë të madhe, por tani janë bërë “argumente” për ti goditur çlirimtarët. Ata (shërbimet serbe) i shfrytëzuan dobëësitë e pushtetarëve të Kosovës, mospërvojën e tyre në pushtet, lakminë për pushtet e dobësit tjera, përmes të cilave i goditen këto struktura në shumë dimensione, duke e bërë edhe shpërqendrimin e një pjese të popullatës prej tyre. Shërbimet sekrete serbe e përdorën këtë shpërqendrim dhe mospërfillje për ti izoluar shtresat politike të cilat kishin dalë nga UÇK-ja. Ky mekanizëm i njerëzve kaq të fuqishëm, përmes shqiptarëve të “ndershëm”, kohë pas kohe u bënë gjyqe udhëheqësve të UÇK-së. Dhjetra herë veteranët e Serbisë dhe pse kishin bërë me qindra krime në Kosovë i kishin mësyer pikat kufitare Kosovë-Serbi në shej kërrcnimi e presioni ndaj shtetit të ri të Kosovës. Kjo tregon se shërbimi sekret serb dhe njerzit e tyre i përdornin të gjitha mekanizmat për ta shkatrruar këtë shtresë të njerëzve. Faktikishtë këto mekanizma ekzistonin edhe më herët si pjesë e shërbimeve sekrete serbe. Nga viti 1981 e deri në vitin 1900 ekzistonte Sektori i VIII i SHSSH-së në Kosovë i cili ishte i ngarkuar për vrasjen dhe likuidimin e terroristëve shqiptarë, (bëhet fjalë për shtresen patriotike te shqiptarëve), e ky sektor pas vitit 1990 zëvendësohet me Drejtorinë e 6-të, sektor ky që shërbente për likuidimin e kudershtarëve politik të Serbisë. Këto sherbime për një kohë i përdorën maksimalisht tipat anacional për veprime kriminale kundër bashkëkombasëve të vet, me qëllim të paralizimit të veprimtarisë patriotike të grupacioneve në Kosovë, shtuan presionet e shantazhet ndaj klasës progresive, i shkatrruan gradualisht institucionet arsimore e kulturore duke mos i lënë anash as ato fetare e informative. Përdorën të gjitha mjetet e mundshme për ta forcuar dhe bërë të qëndrueshëm rrjetin e spiunazhit në Kosovë duke përfshirë këtu Shqipërinë dhe diasporen. Ata me kohë arritën ta inkorporojnë një celulë të tyre në radhët e UÇK-së. Me ndihmen e tyre arritën ti zbulojnë grupet e para që kishin shkuar për të trajnuar për operacione luftarake në Shqipëri si dhe zbuluan dhe arrestuan grupin e Nait Hasanit me shokë që konsideroheshin drejtuesit e UÇK-së. Pas kësaj, në disa prita, shërbimi sekret serb arriti ti vret drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si: Luan Haradinajn në kufirin Kosovë-Shqipëri, Adrian Krasniqin në një aksion në Kliqinë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhen në një pritë të organizuar në Pestovë. Organizuan sulmin mbi familjen e Adem Jasharit dhe Hilmi Haradinajt si dy vatra që kishin marrë organizimin dhe masovizimin e UÇK-së, por edhe goditën kudo strukturën e guerilës shqiptare të UÇK-së. Kjo ishte një goditje e fortë që i ndodhi UÇK-së. Gjatë luftës u bënë tendenca që të krijohen dy krah ushtarak në Kosovë, por edhe u sabotua hapur frunizimi me armatim i UÇK-së. Shërbimi sekret serb kishte arritur ti futë bashkpuntorët e vet edhe brenda grupeve që ishin trajnuar në Shqipëri. Ky shërbim përmes lidhjeve të veta, kishte arritur që ta siguronte listën e përsonave që ishin trajnuar në Shqipëri nga radhët e UÇK-së. Sigurisht që ata i kanë infiltruar burimet e tyre në këtë organizim sepse pjestaret e UÇK-së që morën pjesë në ushtrime në Shqipëri ishin të dekonspiruar dhe se shërbimet sekrete serbe ishte në njohuri të plotë për veprimtarinë e tyre dhe krejt procesin e trajnimit që ishte kryer atje. Siç është bërë edhe publike, shërbimi serb kishte të dhëna të detajuara për trajnimin në Shqipëri, ata dinin edhe numrat e armëve të tyre që i kishin gjatë trajnimit. Lidhjet që i kishte instaluar shërbimi sekret serb brenda këtij grupi e kanë denoncuar edhe Adem Jasharin duke treguar për të sasinë e armatimit dhe numrat e armatimit. Shërbimi sekret serb nuk e kishte ndërprerë veprimtarinë e vet as më vonë kur UÇK-ja ishte legalizuar dhe bënte përgaditje për të hyrë në Kosovë. Bazuar në deklarimet publike të disa pjestarëve të shërbimit sekret të zbulimit dhe kundërzbulimit të ish-Ministrit të Mbrojtjës Ahmet Krasniqi, gjatë punës dhe operimit të tyre në Shqipëri, ata kishin gjetur fakte e të dhëna të bollshme se agjenturat serbe kishin arritur të futen brenda njësive të UÇK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Ata kanë cekur se këto struktura kishin depërtuar në njësitë tona që operonin në Shqipëri. Pos kësaj shërbimi sekret serb kishte arritur ta sabotonte luftën në Kroaci që drejtohej nga njësitë ushtarake që përbëhëshin prej shqiptarëve nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës. Edhe ky projekt ishte pjellë e shërbimeve ushtarake serbe që solli pasoja të mëdha. Njësitë operacionale serbe që i organizuan këto veprime ishin po ato që e bënë suspendimin e autonomisë së Kosovës, përqarjen e kuadrave politike të kohës dhe shkatrrimin e institucioneve në atë kohë paralerle të Kosovës. Pothuajse të gjitha aktivitetet dhe lëvizjet politike të kohës ishin bërë objekt i përcjelljes dhe i përpunimit sistematik.

Pjesa e 2-të

(Vijon)