Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Belgjika do të jetë Bujana Ahmeti, Harpistja e parë Shqiptare që po pushton skenat Belge.
Në 8 vjetorin e KEDS-it, do të jetë i ftuar, Adlum Ramadani.
Kurse, në lidhje të drejtpërdrejt, drejtori i turizmit në komunën e Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, do të flas për nisjen e sezonës së së turizmit në Ulqin.
Poashtu në hapjen e ekspozitës, 'Synime' në lidhje të drejtpërdrejt do të jetë, Erëmirë Krasniqi, bashkëkuratore e ekspozitës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























