Përzgjedhja e kandidatëve për zv. të Avokatëve të Popullit transparente
Anëtarja e Komisionit për rekrutimin dhe intervistimin e kandidatëve për pozitën e zëvendës Avokatëve të Popullit, Flutura Kusari ka vlerësuar se procesi ka qenë i drejtë, transparent dhe profesional.
Shkrimi i plotë:
E pata nderin që me shërby si anëtare e Komisionit për rekrutimin dhe intervistimin e kandidatëve për pozitën e zëvendës Avokatëve të Popullit.
Bashkë me Luljeta Demolli, Naim Qelaj, Enver Fejzullahu dhe Ljubisa Bascarevic, kemi bërë përzgjedhjen e 10 kandidatëve, prej të cilëve pesë duhet të votohen nga Parlamenti.
Jam krenare me faktin që procesi ka qenë i drejtë, transparent dhe profesional. Është monitoru nga Zyra e Bashkimit Europian, OSBE-je dhe BIRN-i.
Tash presim që kandidatët të votohen nga deputetët sa më parë.
Faleminderit Mirona, Shqipe, Rozafa dhe Petrit për punën fantastike.























