Nushi: Kurti me ekspertët për dialog: Shkeli sakrificën e aktivistëve VV-së
Aktivisti i Partisë Social-Demokrate, Nol Nushi, ka kritikuar Kurtin për ekipin e ekspertëve për dialogun me Serbinë duke thënë se ai është “dorëzu totalisht” në dialog dhe se po shkel në “sakrificën disa-vjeçare të aktivistëve” të VV-së.
Kurti në fakt tash e shumë kohë nuk është kundërshtar i procesit negociator me Serbinë, por kundërshtar i ekipeve negociatore dhe i udhëheqësve të tyre.
Por, tashmë ai ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi ku pjesë e ekipit të ekspertëve do të jenë edhe emra të shquar të sferës publike si Veton Surroi, Bernard Nikaj, Muhamet Mustafa, Robert Muharremi, Leon Malazogu dhe pritet të bëhet edhe Blerim Shala.
Shumica prej këtyre kanë përvojë negociatore por ishin kritikuar ashpër nga Kurti dhe Vetëvendosje.
Vitin e kaluar profesorit Muhamet Mustafa madje edhe i ishte vjedhur çanta në Bruksel, e për të cilën dyshohej se përmbante dokumente konfidenciale. Mustafa e kishte mohuar një gjë të tillë, duke thënë se i ishin vjedhur gjëra personale.
Surroi në anën tjetër ishte kritikuar si anëtar i ekipit negociator në procesin e Vjenës, përcjell Periskopi.
Kjo është problematizuar edhe nga social-demokrati Nushi i cili konsideron që një gjë e tillë e shënjon “dorëzimin total” të Kurtit në dialog.
“Sot Kurti po shkele mbi sakrificen disa vjecare te aktivisteve. Jete te humburua, mijera dite te kaluara ne burg, lendime e vuajtje u perdoren per te ardhe ne pushtet e jo per te ndryshuar casjen.” – ka shkruar z. Nushi.
Reagimi i plotë:
Sot Kurti tregoi qe eshte dorezu totalisht.
Konferenca 20 minuteshe tregoi qe ky ska me rezistence. Dialogu eshte vazhdim i rruges se gabuar te Zajednices.
Kete e verteton ekipi i ekpserteve:
Veton Surroi
Bernard Nikaj
Muhamet Mustafa
Robert Muharremi
Leon Malazogu
Shumica prej tyre kane qene ne secilin proces te demshem politik dhe jane konsideruar tradhetare nga Kurti.
Sot Kurti po shkele mbi sakrificen disa vjecare te aktivisteve. Jete te humburua, mijera dite te kaluara ne burg, lendime e vuajtje u perdoren per te ardhe ne pushtet e jo per te ndryshuar casjen.
Ky pushtet mashtrues e arrogant do te rezistence te forte e permbajtesore.























