18:49 / 29.04.2021
Gjiganti spanjoll po e monitoron edhe Silva-n
Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Andre Silva, është futur në ‘radarin’ e gjigantit spanjoll, Real Madrid, raporton “Bild”.
Ish-lojtari i Milanit, po bën një sezon të madh tek skuadra gjermane. Performanca e tij e lartë këtë edicion, ka ndezur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
Por, siç raportohet, tashmë Silva po montohet edhe nga Real Madridi. ‘Los Blancos’ janë në kërkim të një super-sulmuesi.
Kylian Mbappe (PSG), Haaland (Borussia Dortmund), janë dy lojtarët që kërkohen më ngulm nga klubi madrilen, por tashmë Silva është opsion i mundshëm për të forcuar repartin e sulmit të skuadrës ‘merenguese’.























