Kosova dhe Shqipëria në grup të njëjtë për Botërorin 2023
BKT
Sport

Kosova dhe Shqipëria në grup të njëjtë për Botërorin 2023

Kosova dhe Shqipëria kanë mësuar kundërshtarët e tyre për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi-Zelandë e Re 2023”, në konkurrencën e femrave.

Në shortin e hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës, Kosova dhe Shqipëria janë shortuar në t[ njëjtin grup (Grupi F), ku janë përfshirë edhe: Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia.

Cikli kualifikues do të nisë në muajin shtator të këtij viti dhe do të përfundojë në shtator të vitit 2022. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku 9 vendet e para do të kualifikohen direkt, ndërsa dy vendet e mbetura do të kalojnë në fazën play-off, që do të zhvillohet në muajin tetor 2022.