Ramush Haradinaj bën homazhe te Lapidari i të rënëve në Verrat e Llukës
I pari i AAK-së Ramush Haradinaj bashkë me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkrim Ramosaj, kanë bërë homzhe te Lapidari i të rënëve në Verrat e Llukës, për nder të shënimit të 31-vjetori i Tubimit Gjithëpopullor për Faljen e Gjaqeve në Deçan.
Po ashtu e pranishme ishte edhe deputetja, Time Kadrijaj, si dhe ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj.
Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.
Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë familje të cilat falen mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare.


























