Petkovic vjen në Kosovë
Me lejen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, po qëndron për vizitë dy ditëshe në Kosovë.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, qëndron për vizitë dy ditëshe në Kosovë.
Tanjug shkruan se kjo vizitë e tij po zhvillohet me rastin e festës së Pashkëve.
Siç njoftoi kjo zyre, Petkovic do të marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës së sontme në manastirin e Graçanicës.
Kujtojmë se rreth një javë më parë, Petar Petkovic ka vizituar Kosovën, me ç’rast iu dorëzoi çelësat 12 banesave në Mitrovicën e Veriut, si donacion nga Serbia.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me këtë rast e pat konfirmuar për Gazetën Express se ministria që ajo drejton, ia ka dhënë lejen Petkovic-it për të hyrë në Kosovë.























