09:04 / 02.05.2021
924 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 924 tiketat në bazë të ligjit Covid-19.
Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1057 tiketa trafiku.
Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 17 aksidente me dëme materiale.























