Sot Kosova-Suedia, ‘Dardanët’ synojnë rezultat pozitiv
BKT
Sport

Sot Kosova-Suedia, ‘Dardanët’ synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot do të ketë një sfidë mjaft të vështirë.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll, do të përballet sot në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian me nënkampionen e Evropës, Suedinë.

Pas humbjes nga Mali i Zi, Kosova kërkon rezultat pozitiv, edhe pse Suedia cilësohet si njëra nga Kombëtaret më të mira në Evropë, “Dardanët” janë nisur dhe janë stërvitur me motivim.

Suedia është në moment të ndritur. Në fillim të vitit luajti në finale të Botërorit, ndërsa të gjitha ndeshjet kualifikuese i ka fituar bindshëm. Të premten, Suedia fitoi ndaj Malit të Zi në Podgoricë me rezultat 34:22.

Suedia udhëheq në grup me 10 pikë nga 5 ndeshje. Mali i Zi është i dyti me 4 pikë, ndërsa vendet tre e katër janë për Rumaninë e Kosovën me nga 3 pikë. Matematikisht ende kemi gjasa për kualifikim, por Suedia është niveli më i lartë i mundshëm botëror, transmeton lajmi.

Kosova zhvilloi seancën e fundit stërvitore në qytetin Alingsas para ndeshjes me Suedinë që do të zhvillohet sot.

Orari i ndeshjes, Suedi – Kosovë: Ora 18:00.