12:13 / 02.05.2021
Arbër Kullashi eliminohet qysh në duelin e parë
Xhudisti i Kosovës, Arbër Kullashi është eliminuar qysh në raundin e dytë me IPPON nga xhudisti austriak, Sebastian Dengg në kategorinë deri në 81 kilogramë, në European Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Raundin e parë, Arbëri e kaloi pa luftë, njëjtë sikur Dengg.
Tani në garë ka mbetur vetëm Shpati Zekaj në kategorinë deri 100 kilogramë.























