Interesimi i Tottenhamit dhe Juves, Flick vendos për të ardhmen
BKT
Sport

Interesimi i Tottenhamit dhe Juves, Flick vendos për të ardhmen

Hansi Flick njoftoi se do të largohet nga Bayern Munich në fund të  sezonit, teksa ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Prej kohësh thuhet se tekniku bavarez, do të marrë drejtimin e Gjermanisë, pas largimit të Joakim Low, megjithatë ende nuk është  zyrtarizuar kjo lëvizje.

“Sport1” në Gjermani, shkruan se në gjurmët e trajnerit Flick janë dy skuadra. Juventusi që e ndjek prej kohësh, por kjo duket shumë e vështirë për t’u arritur dhe së fundmi Totenhemi. Londinezët janë në kërkim të një zëvendësuesi dhe Flick është një  nga pëlqimet e mëdha të drejtuesve për stolin.

Megjithatë raporti i sipërpërmendur shkruan se trajneri gjerman tashmë e ka vendosur të ardhmen dhe do të marrë drejtimin e Gjermanisë, me zyrtarizimin që pritet në ditët e ardhshme.