14:20 / 02.05.2021
Starton Hysaj: Napoli – Cagliari, formacionet zyrtare
Napoli dhe Cagliari zhvillojnë ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serinë A.
Napoletanët në shtëpi kërkojnë të ndalin pikët e plota me qëllimin për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.
Cagliari në taborin tjetër kërkon edhe një edicion në elitë andaj pikët janë të domosdoshme në “Diego Armando Maradona”.
Për nikoqirët nga minuta e parë në fushë është Elseid Hysaj, ndërkohë që Amir Rrahmani e nis takimin nga stoli.
Kjo përballje fillon nga ora 15:00.
Formacionet zyrtare:
Napoli: Meret, Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Hysaj, Fabian, Demme, Zielinski, Lozano, Osimhen, Insigne.
Cagliari: Cragno; Ceppitelli, Godin, Carboni; Zappa, Duncan, Deiola, Nandez, Lykogiannis; Nainggolan; Pavoletti.























