Gati akordi prej 4 milionë eurosh, Roma pranë ish-trajnerit të Juves
BKT
Sport

Gati akordi prej 4 milionë eurosh, Roma pranë ish-trajnerit të Juves

Roma dhe Maurizio Sarri gjithnjë e më pranë njëri-tjetrit.

Ish-trajnerin i Napolit dhe i Juventusit do të ulet në bankinën e Romës për dy vitet e ardhshme për një shifër prej 4 milionë euro në sezon, plus bonueset e lidhura për arritjet e rezultateve pozitive të mundshme.

Pronësia e re “Friedkin” ka vlerësuar kandidatura të ndryshme, por më pas ka vendosur të synojë drejt një tekniku të aftë për të kryer një lojë estetikisht të vlefshme, si me skuadrën e Napolit me rezultatet, si në Londër me Chelsean që në palmaresin e tij ka një Europa Ligë, por edhe me Juventusin me një titull kampion.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por sipas mediave italiane akordi është fare pranë.