Me ose pa masa, mbi 30 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri për vikend
BKT
Lajme

Me ose pa masa, mbi 30 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri për vikend

Pandemia Covid-19 nuk ka ndikuar në uljen e numrit të qytetarëve kosovarë që vendosin ta kalojnë vikendin në Shqipëri.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë për lajmi.net se që nga dita e premte, mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë vikend, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi.

Kujtojmë se një numër i  madh i kosovarëve kishin vendosur ta kalonin vikendin në Shqipëri edhe kur Qeveria e Kosovës vendosi masat anti-Covid për 12 ditë, veprim ky që nuk ishte pritur mirë nga qytetarët. 


MË SHUME NGA Lajme