Kadri Veseli kthehet në Mitrovicë
BKT
Lajme

Kadri Veseli kthehet në Mitrovicë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.

Klan Kosova mëson se Veseli është liruar për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, dhe po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e EULEX-it.

 


MË SHUME NGA Lajme