Timothy Less: Serbia do ta njohë Kosovën
Timothy Less, ish-diplomati britanik në Bosnje thotë se "mund të ketë konflikt në Mitrovicën Veriore, Brçko dhe Mostar".
“Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjën. Serbia do ta njohë Kosovën për Republikën Serbe, ky është plani”, tha ish-diplomat britanik në Bosnje e Hercegovinë, Timothy Less, në një intervistë në televizionin “Face” në Bosnje Hercegovinë.
Ai theksoi se “mund të ketë konflikt përreth Brçkos, Mostarit dhe Mitrovicës së Veriut”, por shprehet i bindur “non-paper” nuk do të zbatohet.
“Sllovenët kanë interes për Ballkanin, ata e kuptojnë strukturën mendore ballkanike. Evropa duhet ta marrë iniciativën. Ata vendosën të fillojnë mekanizmin përmes “non-paper”. “Non-paper” nuk do të zbatohet derisa Biden është në pushtet. Sllovenët po testojnë reagimin ndërkombëtar me këtë letër”, theksoi Less.
Sipas tij “tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, ndërsa shtoi se nuk parashikon luftë”.
“Nëse ka dhunë, ajo do të vijë nga boshnjakët që mbrojnë BeH. Lloji i vetëm i konfliktit në të cilin ata mund të çojnë është një përsëritje e konfliktit të vitit 99 në Kosovë”.
“Boshnjakët nuk kanë ushtri, nëse sulmojnë serbët, do të kenë problem me Serbinë, do ta humbin integritetin e tyre moral. Nëse serbët do të shkëputen, boshnjakët do të protestojnë, por ata nuk do të luftojnë për të pamundurën”.
“Nëse Republika Serbe shkëputet, BeH do të gjendej në situatën që Serbia e ka me Kosovën”.
Less shprehet se nuk është i kënaqur me pozicionin e serbëve në Bosnje.
“Mali i Zi është një rast tjetër, unë nuk e shoh atë rrezik, serbët dhe malazezët janë afër. Si mund të jeni i sigurt që boshnjakët ose shqiptarët do të fillonin një luftë, është një luftë me një gjë të pamundur. Unë nuk jam dakord me pozicionin e serbëve të Bosnjës. Derisa të mos plotësohen dëshirat e serbëve, nuk do të ketë paqe në Ballkan”, tha Less.
Ai foli edhe për “Shqipërinë e Madhe”, duke thënë se “unë nuk mbështes asgjë të madhe, koncepti i shteteve të mëdha është të formojnë bashkësi të shpërndara”.
“Ajo që unë shoh në të ardhmen janë shtetet komb pasi ato ekzistojnë kudo, kjo është ajo që dëshirojnë vërtet njerëzit në Republika Serbe. Derisa të plotësohen këto dëshira, rajoni do të jetë i tensionuar dhe i paralizuar”.
“Bashkimi i Serbisë dhe Republika Serbe do të ishte një lloj marrëveshje midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, ku Ëashingtoni do ta tregonte çmimin. Serbia do të pranonte humbjen e Kosovës, nëse në këmbim të saj fiton Republika Serbe, ky është një plan afatgjatë.























