Dashuria për veten nis nga mëlçia – Ushqimet si trajtim

Dashuria për veten nis nga mëlçia – Ushqimet si trajtim

Mëlçia është një organ i lidhur fort me jetëgjatësinë tonë. Dashuria për tjetrin me të vërtetë mund të nisë nga stomaku, po për veten, duhet të nisë nga mëlçia.

Përse Është Mëlçia Kaq e Rëndësishme
Mëlçia peshon 1.3-1.5 kg dhe është një organ aq i rëndësishëm sa ndonjëherë duket sikur ajo i ka frerët e pushtetit në organizëm. Mëlçia kryen një sërë detyrash dhe funksionesh këtë e kemi thënë shpesh. Ndonëse është e vështirë për të dhënë një shifër të saktë, besohet se ky organ ka plot 500 role të veçanta në organizëm.

Pesë më jetësoret janë:
• Prodhimi i lëngut të tëmthit që pastron organizmin nga mbetjet dhe shpërbën yndyrnat në zorrën e vogël gjatë tretjes.
• Prodhon proteina të caktuara për plazmën e gjakut dhe e pastron atë.
• Në mëlçi kalon 1500ml gjakminutë dhe gati 13 e sasisë së plotë të gjakut në qarkullim.
• Depoziton hekur
• Prodhon kolesterol dhe proteina që ndihmojnë në shpërndarjen e yndyrnave në trup.

Ushqimet Më Të Mirat Për Shëndetin e Mëlçisë

Shëndeti i mëlçisë është tërësisht në dorën tuaj, ose më mirë varet nga përzgjedhjet tuaja ushqimore. Më poshtë, do të gjeni një listë prej 6 ushqimesh të shëndetshme për mëlçinë.

Argjinarja
Argjinarja ndihmon në tretjen e yndyrnave, rivendos ekuilibrat e aciditetit në stomak dhe ushqen kockat me magnez, kalçium dhe vitaminë C. Argjinarja përmban cinarinë e cila ndihmon mëlçinë të prodhojë lëngjet e tëmthit. Ajo përmban edhe sulfur që ushqen mëlçinë dhe parandalon formimin e gurëve në fshikëzën e tëmthit.

Lakra e Kuqe
Lakra e kuqe përmban polifenolë, vitaminat A dhe C dhe elementë që luftojnë inflamacionin, sidomos atë në stomak. Vitamina C dhe sulfuri largojnë toksinat nga trupi dhe e bëjnë mëlçinë më të fortë. Për më tepër, antioksidantët tek lakra e kuqe luajnë një rol kyç për pastrimin e mëlçisë.

Çaji i Lulerradhiqes
Çaji i luleradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi. Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup. Çaji i luleradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi. Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup.

Sallatat e Gjelbra
Kale, lakrat e vogla dhe ato të mëdha janë perime të plotfuqishme me sasi të mëdha të sulfurit që i jep mbështetje mëlçisë gjatë misionit të saj detoksifikues. Lulerradhiqja është një tjetër barishte e rëndësishme që stimulon organet tretëse dhe përmirëson rolin e mëlçisë.

Limoni
Kjo agrume është e pasur me shumë vitaminë C. Për të mirën e mëlçisë ju mund të pini në mbrëmje 200 ml ujë të ngrohtë të përzier me lëngun e një limoni. Kjo pije do ju ndihmojë të pastroni mëlçinë dhe të eliminoni toksinat e mbetjet e ndryshme ushqimore. Kura duhet konsumuar për 21 ditë me rradhë./AgroWeb