Karta e NBA me LeBron James shitet për 5.2 milion dollarë
BKT
Sport

Karta e NBA me LeBron James shitet për 5.2 milion dollarë

Koleksionimi i kartave të NBA është bërë diçka e zakontë për tifozët e basketbollit.

Një kartë e LeBron James e sezonit të tij të parë në NBA, është shitur për një shumë marramendëse prej 5.2 milion dollarë duke e bërë atë kartën më të shtrenjtë të basketbollit të shitur ndonjëherë.

Karta është e vitit 2003 nga sezoni debutues i James për Cleveland Cavaliers dhe identiteti i blerësit nuk u bë publik për shkaqe sigurie.

Çmimi më i lartë për një kartë basketbolli ndonjëherë

James, i cili është 36 vjeç dhe tani po luan për LA Lakers, konsiderohet ndër më të mëdhenjtë e sportit të basketbollit.

Ai është bërë kampion katër herë në NBA me tre skudra të ndryshme dhe është shënuesi më i mirë në histori të “Playoff-eve”.

Në fillim të këtij muaji, një kartë e nënshkruar nga shtatë herë fituesi i Super Bowl, Tom Brady u shit për 2.25 milion dollarë, raporton AP.

Ndërsa një kartë tjetër shumë e rrallë e Kobe Bryant u shit për 1.795 milion dollarë në Mars.