10:59 / 05.05.2021
Jasharaj: Do të kundërshtojmë testimin e mësimdhënësve
Ideja për një testim të mësimdhënësve po konsiderohet e gabuar dhe se nuk duhet të ndodhë.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, tha se nuk janë thashë e theme, për mundësinë e testimit të mësimdhënësve.
"Ne kemi qenë gjithëherë kundër testimit të mësimdhënësve. Ata kanë diplomuar, dhe janë të përgaditur, për të dhënë mësim. Ne ketë gjë e kemi kritikuar edhe në kohën e ministrave të tjerë dhe po e them edhe një herë, SBASHK-u nuk do të lejojë asnjëherë që të bëhet testimi i mësimdhënësve. Ne kërkojmë që të shtohen inspektorët në orë të shohin si po punojnë ata" ,tha ai për RTK.























