“Lamtumirë i dashur mik”, Rama i pikëlluar për humbjen e Radojës

“Lamtumirë i dashur mik”, Rama i pikëlluar për humbjen e Radojës

Kryeministri Rama ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Guljelm Radojës.

Arti shqiptar është në zi pas humbjes së aktorit të njohur shqiptar, Guljelm Radoja.

Radoja u nda nga jeta mëngjesin e të mërkurës, pas përballjes disajavëshe në COVID-19, teksa javët e fundit kishte qenë i intubuar.

Aktori e humbi betejën me COVID-19 në spitalin e Tiranës, ku po trajtohej nga virusi vdekjeprurës.

Lajmi për vdekjen e Guljelm Radojës e pikëlloi edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili e kujtoi përmes një postimi.

“Lamtumirë i dashur mik”, ka shkruar Rama në postimin e tij.


MË SHUME NGA Kulturë