11:13 / 06.05.2021
Musliu-Shoshi-Gërvallës: Zgjodhët heshtjen karshi akuzave të ministrit serb
Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi ka pasur kritika për ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për paraqitjen e saj në OKB,
Musliu-Shoshi Gërvallës i ka përmendur edhe homologun serb Ivica Daçiq, derisa tha se ajo ka zgjedhur heshtjen e turpshme.
“Ju jeni përfaqësuese e Kosovës dhe nuk jeni zëdhënëse. Në diplomaci duhet të jesh e vetëdijshme se për çka fol dhe cili është qëllimi”.
“Nuk duhesh ta përkrahësh narrativen që e ka Serbia karshi Kosovës. Sot e kemi Gjykatën Speciale përderisa Serbia e ka përmbyllur”.
“Homologu serb ju drejtuar me një varg akuzash sa që e quajti organizatë terroristen dhe ju e zgjodhët heshtjen e turpshme”.























