Bislimi takohet me Radman, diskutojnë për raportet Kosovë-Kroaci

Bislimi takohet me Radman, diskutojnë për raportet Kosovë-Kroaci

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë Gordan Grliq-Radman, me të cilin pati një diskutim të hapur rreth vazhdimit të marrëdhënieve shumë të mira me shtetin kroat dhe bashkëpunimin më të ngushtë me përfaqësimin e tyre në Kosovë.

Ministri Radman shprehu gatishmërinë e Kroacisë në vazhdimin e përkrahjes së saj për Kosovën në sfera të ndryshme, ndër të cilat u veçua integrimi evropian, duke pasur parasysh procesin dhe periudhën e anëtarësimit të Kroacisë në BE.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi qeverinë kroate për donacionin prej 10 mijë vaksinash kundër COVID-19, duke theksuar se çdo sasi vaksinash e sjellë në këtë periudhë, ka vlerë shumë të madhe për ne.

Ministri i jashtëm kroat, Radman i bëri zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës ftesë për një vizitë zyrtare në Kroaci, e që u mirëprit nga Bislimi.