16:26 / 07.05.2021
Reagon Frashër Krasniqi: Për veriun 11 milionë, për UÇK-në dosje
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar ndaj arrestimeve të fundit të anëtarëve të Partisë SocialDemokrate, nga ana e Policisë së Kosovës, për shkak një aksioni të ndërmarrë para ndërtesës së Qeverisë
Krasniqi ka shkruar se Qeveria Kurti ndau 11 milionë euro për serbët e veriut, derisa për UÇK-në dosje e për kundërshtarët politik, arrestime.
Reagimi i plotë:
Për veriun 11 milionë.
Për UÇK-në dosje, e për kundërshtarët politikë arrestime brutale.
Qeveri e pabarazisë dhe autoritarizmit.
























