Gjoshi-Kurtit:Ti po ik nga mbrojtja e themeluesve të shtetit të Kosovës

Gjoshi-Kurtit:Ti po ik nga mbrojtja e themeluesve të shtetit të Kosovës

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili sot tha se Kosova nuk është shtet i tretë dhe nuk mund të ofrojë garancë për ish-krerët e UÇK-së dhe se po ashtu ai nuk mund të kërkojë nga Kroacia që të ofrojë garancë për ta.

Gjoshi i PDK-së ka thënë së në Hagë po gjykohet shteti i Kosovës, lufta e drejtë për liri dhe e drejta e shqiptarëve për shtet të pavarur.

Sipas Gjoshit, Kurti po i ik obligimit shtetëror për mbrojtjen e luftës së popullit.

“Ti po ik nga mbrojtja e themeluesve të shtetit të Kosovës sepse edhe ti e din se pa UÇK-në askush prej nesh nuk do të jetonte sot në Republikën e Kosovës, por me shumë gjasë do të ishte akoma refugjatë në ndonjë shtet të rajonit ose më larg.”, shkruan Gjoshi.

Ky është postimi i tij:

Jo kryeministër, ti je gabim!
Në Hagë po gjykohet pikërisht shteti i Kosovës.
Në Hagë po gjykohet lufta e drejtë për lirinë e Kosovës.
Në Hagë po gjykohet e drejta e shqiptarëve të Kosovës për shtet të pavarur.
Në Hagë po gjykohet edhe ndihma e botës demokratike për të ndaluar Serbinë gjenocidale.
Përmes kësaj deklarate, ti kryeministër po ik nga obligimi shtetëror për të mbrojtur luftën e popullit tënd për liri dhe pavarësi.
Ti po ik nga mbrojtja e themeluesve të shtetit të Kosovës sepse edhe ti e din se pa UÇK-në askush prej nesh nuk do të jetonte sot në Republikën e Kosovës, por me shumë gjasë do të ishte akoma refugjatë në ndonjë shtet të rajonit ose më larg.
Mos e luaj qëllimisht të paditurin.
Braktise betejën që ke nisur me Vjosa Osmanin & Co kundër shtetit të Kosovës dhe kundër UÇK-së.


MË SHUME NGA Aktuale