Elita shqiptare rikthehet me duele të ‘nxehta’

Elita shqiptare rikthehet me duele të ‘nxehta’

Superliga e Shqipërisë do të vazhdoj sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 32.

Dy ndeshjet më interesante të programit të sotëm janë Skënderbeu kundër Partizanit, dhe Teuta kundër skuadrës së Bylisit.

Teuta dhe Partizani do të vazhdojnë sot garën drejt titullit, ku të dy skuadrat i ndanë një vend dhe një pikë në tabelë.

Pas 31 xhirosh, Partizani kryeson tabelën me 57 pikë, një më shumë se vendi i dytë Tuta, ndërsa Top 4 e mbyllin Vllaznia me 54 pikë dhe Laçi me 53 sosh.

Në anën tjetër, Bylis në vend të tetë me 30 pikë, Skënderbeu me 29 pikë në vend të nëntë dhe Apolonia e Fierit në vend të fundit me vetëm 20 pikë gjenden në zonën e rrezikut.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

16:00 Apolonia Fier (10) – Laçi (4) (Stadiumi Loni Papuçiu)

16:00 KF Tirana (5) – Kastrioti (7) (Stadiumi Selman Stërmasi)

19:00 Skënderbeu (9) – Partizani (1) (Stadiumi i Skënderbeut)

19:00 Teuta (2) – Bylis (8) (Stadiumi Niko Dovana)