Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Në Kosovë sot pushim.

Artisti Leopard Cana, do të flas për për filmin e shkurtë të animuar "Melodia Kardiake", për pikturat digjitale, ilustrimet e librave për fëmijë dhe astrologjia psikologjike dhe transitet e planetëve dhe ndikimi te njerëzit.

Kurse, Liridona Jemini-Gashi, Psikologe, do të flas për planifikimin dhe vendimmarrjen për karrierë te adoleshentët-udhëzimet teorike dhe praktikat.

Ndërsa në lidhje të drejtpërdrejt, Kushtrim Koliqi, regjisor, flet për premierën e shfaqjes "La Rrem", kushtuar Muharrem Qenës.

Se çfarë moti do të ketë këtë javë, në lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaji do të flas, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.