Simiq harrohet i vdekur 4 ditë në tualetin e Akademisë Ushtarake të Serbisë
BKT
Lajme

Simiq harrohet i vdekur 4 ditë në tualetin e Akademisë Ushtarake të Serbisë

Petar Simiqi cili u gjet i vdekur pas katër ditësh në tualetin e Akademisë së Mjekësisë Ushtarake (VMA), ishte një kolonel në pension.

82-vjeçari në Ushtrinë serbe kishe shërbyer për shumë se gjashtë dekada, mirëpo ai ishte neglizhuar pikërisht nga ky institucion që trajton ushtarakët.

Vajza e tij Maja tha se është ironike se si u gjet i vdekur në dyshemenë e tualetit dhe se si ishte trajtuar pikërisht nga ky spital ku kishte punuar për ta ngritur atë.

Sipas saj, ai shkoi në dhomën e urgjencës më 1 maj sepse ai nuk ndihej mirë duke mbërritur atje para orës 09:00 dhe hera e fundit që ai thirri familjen ishte ora 14:45 për t’u thënë atyre se ai nuk ishte pranuar ende, edhe pse kishte shumë dhimbje.

“Ai duhet të mbahej mend si një ushtarak i mirë dhe i respektuar dhe jo si një njeri që u gjet në tualetin e Akademisë së Mjekësisë Ushtarake. Spitali as nuk më njoftoi se babai im kishte ndërruar jetë, e mora vesh nga policia. Edhe pse kemi qenë në kontakt më parë, ata nuk na kanë kontaktuar fare që nga momenti kur ai u gjet, ata nuk na dhanë asnjë informacion", tha Maja për mediet serbe.

Ajo thotë se kishin telefonuar disa herë në spital dhe kishin shkuar për ta kërkuar duke publikuar njoftime nëndërtesën e atij institucioni se ai ishte zhdukur.

Askujt nuk i shkoi në mendje se Simiq ishte akoma në Akademinë e Mjekësisë Ushtarake. Ai ishte në spital dhe u gjet i vdekur në tualetin e spitalit pas katër ditësh!

“Meqenëse mora thirrjen për t’u informuar se babai im kishte ndërruar jetë, unë nuk kam pasur ndonjë informacion specifik. Vetëm kur shkova për të parë trupin dhe për të marrë gjërat e tij, zbulova se babai im ishte gjetur në tualetin e Akademisë së Mjekësisë Ushtarake”, ka rrëfyer vajza e tij.

Ndërkohë, VMA kishte konfirmuar se trupi i një burri me inicialet P. S. u gjet i mbyllur në kabinën e tualetit të Qendrës së Urgjencës, duke mos dhënë asnjë informacion shtesë lidhur me rastin.


MË SHUME NGA Lajme